Kushtet e Përdorimit
Përditësuar: 13.09.2026
Përditësuar së fundmi: 1 Qershor 2026
Duke përdorur uebfaqen titrashqip.com ("Platforma"), ju pranoni këto Kushte të Përdorimit. Nëse nuk jeni dakord, ju lutemi mos e përdorni Platformën.
1. Përshkrimi i shërbimit
TitraShqip ofron: (a) një mjet për përkthimin automatik të skedarëve të titrave në format .srt drejt gjuhës shqipe ose gjuhëve të tjera; (b) artikuj informativë (lajme, review, analiza) për filma dhe seriale; (c) një katalog informacioni me të dhëna referimi për filma dhe seriale.
2. Çfarë NUK është TitraShqip
Platforma nuk hoston, nuk streamon, nuk shpërndan dhe nuk linkon përmbajtje audiovizuale të mbrojtura nga e drejta e autorit. Nuk ofrojmë filma, seriale, apo lidhje drejt burimeve për shikimin apo shkarkimin e tyre. Çdo përmbajtje e tillë është jashtë qëllimit dhe arkitekturës së Platformës.
3. Përgjegjësia për skedarët e ngarkuar
Përgjegjësia e plotë mbi të drejtat e skedarëve që ngarkoni bie mbi ju si përdorues. Duke ngarkuar një skedar, ju deklaroni dhe garantoni se:
- keni të drejtën ligjore për të përdorur, përpunuar dhe përkthyer atë skedar;
- skedari nuk shkel të drejtat e autorit, markat tregtare apo të drejtat e tjera të palëve të treta;
- përkthimin e merrni për përdorim personal dhe ligjor.
TitraShqip vepron si mjet teknik gjuhësor, i ngjashëm me një përkthyes automatik teksti, dhe nuk kontrollon as nuk mbikëqyr përmbajtjen e skedarëve që përdoruesit ngarkojnë.
4. Përdorimi i lejuar
Ju angazhoheni të mos: (a) ngarkoni përmbajtje të paligjshme, fyese, apo që shkel të drejtat e të tjerëve; (b) përdorni mjete automatike për të anashkaluar limitet ditore; (c) tentoni të dëmtoni, mbingarkoni ose të hyni pa autorizim në sistemet tona; (d) ripublikoni artikujt tanë pa leje dhe pa referencë.
5. Llogaritë
Regjistrimi është opsional dhe falas. Jeni përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimit tuaj. Rezervojmë të drejtën të bllokojmë ose fshijmë llogari që shkelin këto kushte.
6. Limitet dhe disponueshmëria
Shërbimi i përkthimit ofrohet me limite ditore për përdoruesit anonimë dhe të regjistruar. Mund t'i ndryshojmë limitet, funksionet ose të ndërpresim shërbimin në çdo kohë, pa detyrim paraprak njoftimi.
7. Cilësia e përkthimit
Përkthimet gjenerohen automatikisht dhe ofrohen "siç janë". Nuk garantojmë saktësi të plotë. Ju rekomandojmë të kontrolloni çdo përkthim përpara përdorimit.
8. Përmbajtja editoriale
Artikujt tanë bazohen në të dhëna faktike dhe redaktohen nga redaksia përpara publikimit. Ata shprehin opinione dhe nuk janë këshilla profesionale. Të dhënat e filmave dhe serialeve vijnë nga burime të jashtme të të dhënave, të cituara në faqet përkatëse të katalogut.
9. Pronësia intelektuale
Logoja, dizajni, kodi dhe artikujt e TitraShqip janë pronë e Platformës. Posterët dhe të dhënat e filmave u përkasin pronarëve përkatës të të drejtave dhe shfaqen vetëm për qëllime informimi.
10. Kufizimi i përgjegjësisë
Në masën maksimale të lejuar nga ligji, TitraShqip nuk mban përgjegjësi për dëme të drejtpërdrejta ose të tërthorta që rrjedhin nga përdorimi i Platformës, përfshirë humbje të dhënash, pasaktësi përkthimi apo ndërprerje shërbimi.
11. Ligji i zbatueshëm
Këto kushte rregullohen nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet nga gjykatat kompetente në Tiranë.
12. Kontakt
Për çdo pyetje rreth këtyre kushteve: info@titrashqip.com.