Rreth Nesh

Përditësuar: 13.09.2026

Misioni ynë

TitraShqip lindi nga një nevojë e thjeshtë: shqipfolësit kudo në botë meritojnë t'i shijojnë filmat dhe serialet në gjuhën e tyre. Titrat në shqip shpesh mungojnë, vonohen ose janë të cilësisë së dobët. Ne e ndryshojmë këtë duke bashkuar teknologjinë moderne të përkthimit me kujdesin e redaksisë sonë.

Çfarë ofrojmë

  • Përkthim titrash – ngarkoni një skedar .srt në çdo gjuhë dhe merrni brenda pak sekondash një version në shqip, me kohëzgjatjet origjinale të ruajtura me saktësi.
  • Lajme, review dhe analiza – artikuj origjinalë për filma dhe seriale, të bazuar në të dhëna faktike dhe gjithmonë të redaktuara nga redaksia jonë përpara publikimit.
  • Katalog informacioni – të dhëna referimi (poster, përmbledhje, vlerësim, zhanër, kast) për mijëra filma dhe seriale, të përditësuara vazhdimisht.

Çfarë NUK bëjmë

TitraShqip nuk hoston, nuk streamon dhe nuk linkon filma apo seriale të mbrojtura nga e drejta e autorit. Ne jemi një mjet gjuhësor dhe një burim informacioni, jo një platformë shpërndarjeje. Përgjegjësia për të drejtat mbi skedarët që ngarkoni bie mbi ju si përdorues.

Vlerat tona

  • Cilësia gjuhësore – shqipja standarde, me respekt për natyrshmërinë e të folurit.
  • Transparenca – çdo artikull kalon nëpër redaktim përpara publikimit dhe ruajmë historikun e ndryshimeve.
  • Ligjshmëria – respektojmë të drejtat e autorit dhe reagojmë shpejt ndaj çdo njoftimi legjitim.

Ky projekt është ende në zhvillim. Nëse keni ide, sugjerime apo doni të kontribuoni si redaktor, na kontaktoni.